Real Madrid ka “gjunjëzuar” Napolin e Rrahmanit
Real Madrid e ka mposhtur Napolin e Amir Rrahmanit me rezultat 4:2. Fillimisht dy gola janë shënuar për një minutë për rezultatin 1:1. Giovanni Simeone ia dha epërsinë Napolit në minutën e 10-të, derisa Rodrygo barazoi rezultatin menjëherë pas rifillimit të ndeshjes. Por, ishte Jude Bellingham ai që ia dhuroi epërsinë “Mbretërve”, në minutën e…
Sport
Real Madrid e ka mposhtur Napolin e Amir Rrahmanit me rezultat 4:2.
Fillimisht dy gola janë shënuar për një minutë për rezultatin 1:1.
Giovanni Simeone ia dha epërsinë Napolit në minutën e 10-të, derisa Rodrygo barazoi rezultatin menjëherë pas rifillimit të ndeshjes.
Por, ishte Jude Bellingham ai që ia dhuroi epërsinë “Mbretërve”, në minutën e 22-të.
Napoli i duhet një fitore që të rezervojë vendin e në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, derisa Reali tashmë është kualifikuar.
Por, me fillim të pjesës së dytë Frank Anguissa barazoi gjithçka.
Megjithatë “Mbretërit” e morën epërsinë me anë të talentit të ri Nicolas Paz, për të cilin ishte ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve.
Reali vulosi fitoren me anët të Joselu.
Reali vazhdon kryesimin e grupit me 15 pikë, kurse Napoli është i dyti me shtatë.
Skuadra spanjolle ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër, por Napoli duhet të pres deri në ndeshjen e fundit.
Rrahmani luajti 90 minuta në këtë ndeshje. /Lajmi.net/