Mesfushori i Milanit i sinqertë: Kemi 2-3 për qind gjasa ta kalojmë grupin në Ligën e Kampionëve

Borussia Dortmundi ka bërë hap të madh drejt kalimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pas fitores kundër Milanit. “Milionerët” kanë fituar 1:3 kundër Milanit, në stadiumin San Siro, në qytetin e modës. Mesfushori i Milanit, Yacine Adli pas përfundimit të ndeshjes pohoi se ai me bashkëlojtarë kanë pak gjasa për kualifikim në fazën…

Sport

29/11/2023 09:38

Borussia Dortmundi ka bërë hap të madh drejt kalimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pas fitores kundër Milanit.

“Milionerët” kanë fituar 1:3 kundër Milanit, në stadiumin San Siro, në qytetin e modës.

Mesfushori i Milanit, Yacine Adli pas përfundimit të ndeshjes pohoi se ai me bashkëlojtarë kanë pak gjasa për kualifikim në fazën tjetër të ligës më prestigjioze evropiane për klube.

“E dimë që ky kompeticion ka dhënë gjithmonë emocione të ndryshme, veçanërisht Milanit. Do ta besojmë deri në fund. Kemi luajtur disa ndeshje të mira, por nuk mjafton në këtë nivel”.

“Do të japim gjithçka për ndeshjen me Neëcastle United e do të përpiqemi të fitojmë, por kemi 2-3 për qind shanse kualifikimi. Do të japim gjithçka dhe do të shpresojmë për një rezultat pozitiv të Dortmundit”, tha Adli.

Dortmundi është në vendin e parë me 10 pikë në Grupin F, ndërkaq Milani i fundit me pesë pikë./Lajmi.net/