Djaloshi bën me duar shqiponjën në sytë e miliona shikuesve para takimit Milan – Dortmund
Një moment i veçantë është shënuar para ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Borussia Dortmundit, në Ligën e Kampionëve Gjatë intonimit të himnit të Ligës së Kampionëve, një djalosh që po shoqëronte futbollistin e Milanit, Calabria, ka bërë me duar shqiponjën, simbolin e popullit shqiptar, shkruan lajmi.net. Ky veprim i djaloshit ndodhi pikërisht në 111 vjetorin e…
Sport
Një moment i veçantë është shënuar para ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Borussia Dortmundit, në Ligën e Kampionëve
Gjatë intonimit të himnit të Ligës së Kampionëve, një djalosh që po shoqëronte futbollistin e Milanit, Calabria, ka bërë me duar shqiponjën, simbolin e popullit shqiptar, shkruan lajmi.net.
Ky veprim i djaloshit ndodhi pikërisht në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Milani dhe Dortmundi janë duke barazuar 1:1, kur ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes.
Sfida mes Milanit dhe Dortmundit po luhet në “San Siro” dhe i takon Grupit F./Lajmi.net/