Kur nuk shënon, pëson – Dortmundi avancon ndaj Milanit në “San Siro”

Është realizuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Borussia Dortmundit, në Ligën e Kampionëve. Borussia Dortmund ka kaluar në avantazh 0:1 kundër Milanit, në stadiumin “San Siro”, shkruan lajmi.net. Marco Reus ka realizuar nga penalltia në minutën e 10-të, për t’i dhënë avantazhin ekipit gjerman. ⚽️🇪🇺 GOAL | AC Milan 0-1 Dortmund |…

Sport

28/11/2023 21:12

Është realizuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Borussia Dortmundit, në Ligën e Kampionëve.

Borussia Dortmund ka kaluar në avantazh 0:1 kundër Milanit, në stadiumin “San Siro”, shkruan lajmi.net.

Marco Reus ka realizuar nga penalltia në minutën e 10-të, për t’i dhënë avantazhin ekipit gjerman.


Goli i Reus erdhi vetëm katër minuta pasi Giroud dështoi nga penalltia.

Sfida mes Milanit dhe Dortmundit është në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/