Zyrtare: Prishtina ndan rrugët me trajnerin lituanez
Lituanezi Zydrunas Urbonas nuk do të jetë më trajner i KB Sigal Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit kryeqytetas në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. Sigal Prishtina dhe Urbonas kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. Deri në vendimin e ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë Albert Sylejmani. Bardhekaltrit e kanë falënderuar…
Sport
Lituanezi Zydrunas Urbonas nuk do të jetë më trajner i KB Sigal Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit kryeqytetas në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
Sigal Prishtina dhe Urbonas kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
Deri në vendimin e ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë Albert Sylejmani.
Bardhekaltrit e kanë falënderuar trajnerin lituanez për kontributin e dhënë deri më sot.
“Faleminderit Zydrunas Urbonas. KB Sigal Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin lituanez, Zydrunas Urbonas”.
“Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më sot dhe se deri në një vendim të ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë ndihmës-trajneri, Albert Sylejmani” – thuhet në njoftimin zyrtar të KB Sigal Prishtinës./Lajmi.net/