“Shëron gurët në veshka, i mirë për çaj e pa erë”, qytetarët tregojnë pse marrin ujë në Bajgorë
Qytetarë të shumtë, çdo ditë ia mësyjnë Bajgorës për t’u furnizuar me ujin që buron në këtë zonë. Ky ujë për shumëkë është shërues dhe i shëndetshëm për t’u pirë, transmeton lajmi.net. Njëri nga konsumatorët tha për lajmi.net se vjen që nga 2001 për të marrë ujë këtu dhe sipas tij ky ujë është shërues…
Lajme
Qytetarë të shumtë, çdo ditë ia mësyjnë Bajgorës për t’u furnizuar me ujin që buron në këtë zonë.
Ky ujë për shumëkë është shërues dhe i shëndetshëm për t’u pirë, transmeton lajmi.net.
Njëri nga konsumatorët tha për lajmi.net se vjen që nga 2001 për të marrë ujë këtu dhe sipas tij ky ujë është shërues për gurët në veshka.
“Për herë të parë kam ardh më 1 maj 2001 dhe rregullisht verë e dimën vij çdo tri javë ditë. Shoqen e kam pasë prej gurëve në veshkë, kurrë më në jetë nuk ka ndodhë. Qetu për kafe, turshi, pasul, çaj tonat. Plus edhe kur të pjeken kaqat, marrim dhe marojmë 20-20 killa xhem. Edhe xhemi ish mjaft i mirë. Ja kanë ba analizat ujit, po del ma i miri në Kosovë”, tha ai.
Dikush tjetër tha se ky ujë është i mirë për çaj.
“Kam fillu prej fjalëve të nejrëzve që në Bajgorë ka ujë të mirë. Kemi ardhë e kemi provu. Ky ujë përpos freskisë, ne e përdorim edhe për piej edhe për çaj. Ky ujë nuk ka fare gëlqere. Është njani prej ujëve më të mirë. E ka një shije të veçantë te pirja e çajit”, deklaroi ai.
E një tjetër tha se nuk kundërmon erë të keqe.
“Nu ka kurrfarë ere. Është i kthjellët, i mirë, i ftohtë. Për atë vi”, tregoi ai.