Funksionalizohen shërbimet kadastrale pas 23 vitesh në komunat veriore
Për herë të parë pas 23 viteve është funksionalizuar shërbimi kadastral me hapjen e Zyreve Kadastrale Komunale në Komunën e Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut teksa në Mitrovicën Veriore është rifunksionalizuar ky shërbim. Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me MMPHI ka arritur të siguroj lokacionin, pajisjet teknologjike dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse, që qytetarët e këtyre…
Lajme
Për herë të parë pas 23 viteve është funksionalizuar shërbimi kadastral me hapjen e Zyreve Kadastrale Komunale në Komunën e Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut teksa në Mitrovicën Veriore është rifunksionalizuar ky shërbim.
Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me MMPHI ka arritur të siguroj lokacionin, pajisjet teknologjike dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse, që qytetarët e këtyre komunave të marrin shërbime kadastrale në komunën e tyre, transmeton lajmi.net.
“Për të shpërndarë Certifikatat e para të pronësisë prezent në këto komuna ishte edhe Ministri Liburn Aliu. Ministri në fjalën e tij për media uroi qytetarët e këtyre komunave për shërbimet e reja që iu janë shtuar atyre, duke iu premtuar edhe përkrahje të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.