Emir Sahiti përplaset me lojtarin serb, komentatori kroat: Nis përballja Kosovë – Serbi
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Emir Sahiti ka shkëlqyer të dielën me Hajduk Splitin në kampionatin kroat të futbollit. Sahiti ka realizuar në fitoren 0:2 të skuadrës nga Spliti, në udhëtim te Istra 1961, shkruan lajmi.net. 24-vjeçari gjatë ndeshjes ka pasur një përplasje me futbollistin kundërshtar serb, Mladen Devetak. Dyshja në fjalë gjatë një momenti…

Sport
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Emir Sahiti ka shkëlqyer të dielën me Hajduk Splitin në kampionatin kroat të futbollit.
Sahiti ka realizuar në fitoren 0:2 të skuadrës nga Spliti, në udhëtim te Istra 1961, shkruan lajmi.net.
24-vjeçari gjatë ndeshjes ka pasur një përplasje me futbollistin kundërshtar serb, Mladen Devetak.
Dyshja në fjalë gjatë një momenti janë përplasur kokë më kokë, derisa u nevojit ndihma e futbollistëve tjerë në fushë për të qetësuar gjakrat.
Në një video të publikuar në rrjetin social “Tiktok”, gjatë duelit mes Sahitit dhe Devetak, komentatori kroat dëgjohet duke e konsideruar si një përballje mes Kosovës dhe Serbisë.
Mëposhtë mund të shihni momentin./Lajmi.net/