Edon Zhegrova aktivizohet për 83-të minuta në fitoren e Lilles ndaj Lyonit
Skuadra franceze Lille ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Lyonit. Të dielën mbrëma, Lille fitoi 2:0. Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të Ligue 1 të Francës. Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova startoi te Lille, ndërsa luajti deri në minutën e 83-të. Jonathan David shënoi golin e parë për Lillen në minutën e…
Sport
Skuadra franceze Lille ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Lyonit.
Të dielën mbrëma, Lille fitoi 2:0. Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të Ligue 1 të Francës.
Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova startoi te Lille, ndërsa luajti deri në minutën e 83-të.
Jonathan David shënoi golin e parë për Lillen në minutën e 27-të. Vetëm pesë minuta më pas, Tiago Santos shënoi golin për 2:0.
Lille është i katërti me 23 pikë nga 13 ndeshje. Ndërkohë Lyoni po rrëshqet drejt kategorisë së dytë. Mbetet i fundit me vetëm shtatë pikë nga 12 ndeshje.