Federata e Tenisit e Kosovës reagon ashpër ndaj skandalit të Gjokoviqit me shokë: Organizatorët janë fajtor për provokimin ndaj Kosovës

Federata e Tenisit e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj skandalit të radhës të ekipit të tenisit serb, me në krye nacionalistin Novak Gjokoviq në turneun Davis Cup, që po mbahet në Malaga të Spanjës. Ekipi i Serbisë me Gjokovoqin lider, hynë në turneun Davis Cup me këngë nacionaliste serbe ku përmendet Kosova, shkruan lajmi.net. Federata…

Sport

24/11/2023 10:53

Federata e Tenisit e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj skandalit të radhës të ekipit të tenisit serb, me në krye nacionalistin Novak Gjokoviq në turneun Davis Cup, që po mbahet në Malaga të Spanjës.

Ekipi i Serbisë me Gjokovoqin lider, hynë në turneun Davis Cup me këngë nacionaliste serbe ku përmendet Kosova, shkruan lajmi.net.

Federata e Tenisit e Kosovës e ka dënuar fuqishëm provokimin e radhës nga Serbia. Ata kanë fajësuar edhe organizatorët e turneun, në këtë rast Federatën Ndërkombëtare të Tenisit për shkak të provokimit të radhës ndaj shtetit të Kosovës.

Kënga nacionaliste serbe titullohet “Gëzo popull serb”, ku ndër tjerash thotë “le të valojë flamuri serb nga Prizreni deri në Rumi”.

Në fakt, ky nuk është provokimi dhe skandali i vetëm i Gjokoviqit për shtetin e Kosovës. Ai në turneun Rolan Garros pati bërë bujë të madhe me shkrimin e tij skandaloz në kamerë: “Kosova është zemra e Serbisë”.

REAGIMI I PLOTË I FEDERATËS SË TENISIT TË KOSOVËS: