Nacionalist dhe amator i madh – Gjokoviq vazhdon përplasjet me publikun edhe në Davis Cup

Përplasjet mes tenistit nacionalist serb, Novak Gjokoviq dhe shikuesve nuk janë më lajm. Edhe pse Gjokoviq bëri një luftë me tribunat gjatë gjithë ndeshjes me Cameron Norrie, përplasja më e nxehtë u bë vetëm pas përfundimit të ndeshjes, përcjell lajmi.net. Fillimisht, ai u tregoi tre gishtat dhe në momentin që po jepte intervistën e tij,…

Sport

24/11/2023 10:00

Përplasjet mes tenistit nacionalist serb, Novak Gjokoviq dhe shikuesve nuk janë më lajm.

Edhe pse Gjokoviq bëri një luftë me tribunat gjatë gjithë ndeshjes me Cameron Norrie, përplasja më e nxehtë u bë vetëm pas përfundimit të ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Fillimisht, ai u tregoi tre gishtat dhe në momentin që po jepte intervistën e tij, fansat përdorën instrumentet e tyre për ta tejkaluar atë, gjë që e mërziti jo pak Gjokoviqin.

Vetëm nga një “hesht” që erdhi nga publiku në drejtim të tij, Gjokoviq iu kthye tifozëve me të njëjtën gjuhë arrogante.

“Jo, ti hesht. Duhet të mësosh si të respektosh lojtarët, si të respektosh njerëzit. Hesht, hesht” – ishin fjalët e Gjokoviqit.

Në konferencën për media, ai ka tentuar të justifikohet për veprimin e tij.

“Është mungesë respekti, edhe pse duhet të jesh gjithmonë i përgatitur për këtë në Kupën Davis. Është normale që tifozët të kalojnë kufirin ndonjëherë, por unë reagova në moment dhe u tregova se nuk do ta lejoj. Ata mund të bëjnë çfarë të duan, por edhe unë mund t’u përgjigjem atyre. Doja të thoja diçka, dhe ata filluan të binin daulle dhe donin të më ndalonin. Më kanë mërzitur gjatë gjithë ndeshjes, ndaj u përgjigja” – tha ai.


Kujtojmë se në Davis Cup u shënua një tjetër skandal i madh me Gjokoviqin që i printe ekipit të tenisit të Serbisë.

Gjatë hyrjes së tyre në turne, ata u shoqëruan me këngë nacionaliste serbe për Kosovën./Lajmi.net/