Kompania e taksive vendos të mos i pranojë monedhat 2-euroshe, taksisti tregon si dallohet monedha fals

Paratë false prej 2 eurove e kanë vërshuar tregun e Kosovës. Kësisoj një kompani e taksive me bazë në Mitrovicë ka vendosur të mos i pranojë monedhat 2 euroshe nga klientët, transmeton lajmi.net. Gazetari Zgjim Sefa ka qëndruar të mërkurën me njërin nga taksistët e kësaj kompanie. “Dallohet ka ngjyra dhe rrethi i monedhës, ana…

Lajme

22/11/2023 21:39

Paratë false prej 2 eurove e kanë vërshuar tregun e Kosovës.

Kësisoj një kompani e taksive me bazë në Mitrovicë ka vendosur të mos i pranojë monedhat 2 euroshe nga klientët, transmeton lajmi.net.

Gazetari Zgjim Sefa ka qëndruar të mërkurën me njërin nga taksistët e kësaj kompanie.

“Dallohet ka ngjyra dhe rrethi i monedhës, ana e jashtme. Kjo 2-she ngjyra është shumë më e kuqe, pjesa e jashtme është hekur, e kap magneti. Kur është origjinale, mesin e kap magneti. Ana e jashtme nuk kapet”, ka thënë ai për lajmi.net.

Për këtë fenomen kanë folur edhe nga Drejtoria e Inspeksionit të Mitrovicës së Jugut.

Ata kanë thënë se qytetarëve parimisht u obligohen kompanitë që t’ia pranojnë paratë dhe t’i kthejnë kusur. Kjo nuk ndodh nëse vërehet që paratë janë false.