Përurohet në Peshkopi busti i Hasan Prishtinës
Bashkia e Dibrës në bashkëpunim me Fondacionin “Hasan Prishtina”, kanë bërë inaugurimin e bustit të heroit kombëtar Hasan Prishtina në Peshkopi, me rastin e dy jubileve, atë të 150-vjetorit të lindjes dhe 90-vjetorit të vrasjes. Rrahim Spahiu, kryetar i Bashkisë së Dibrës, tha se me këtyre dy jubileve kanë organizuar këtë ceremoni, për sic tha…
ShowBiz
Bashkia e Dibrës në bashkëpunim me Fondacionin “Hasan Prishtina”, kanë bërë inaugurimin e bustit të heroit kombëtar Hasan Prishtina në Peshkopi, me rastin e dy jubileve, atë të 150-vjetorit të lindjes dhe 90-vjetorit të vrasjes.
Rrahim Spahiu, kryetar i Bashkisë së Dibrës, tha se me këtyre dy jubileve kanë organizuar këtë ceremoni, për sic tha njeriun më të madh të kohës së heroit, transmeton lajmi.net.
Ai ka numëruar arsyer për vendosjen e bustit në këtë bashki, duke përmedur faktin që Hasan Prishtina, ishte deputeti i parë i Dibrës. Gjithashtu ai tha se Prishtna ka kontribuar edhe në hapjen e shkollës shqipe në Dibër.
“Me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Hasan Prishtinës dhe me rastin e 90 vjetorit të vrasjes, Bashkia Dibër bën vendosjen e këtij bustin të këtij njeriu të madh në këtë epitore të Dibrës. Gjithkush që kalon këndej mund të pyes pse keni në këtë bust në Dibër”.
“E para për gjithë ato që nuk e dinë Hasan Prishtina ka qenë deputeti i parë i Dibrës të vitit 1921. Hasan Prishtina ka ndihmuar dhe ndikuar në hapjen e shkollës shqipe në Dibër e të gjithë zonën e lumit ndërsa ndërkohë Hasan Prishtina ka qenë bashkëpunëtori dhe luftëtari më i ngushtë i Elez Isufit. Mirë se erdhe Hasan Prishtina në vendin që të takon. Jeta etij u pre shumë e shkurtër”.
Ndërsa Mehmet Prishtina, nipi i Hasan Prishtinës, tha se është i lumtur që ka në krah pasardhësit e themeltareve te Pavarësisë se Shqipërisë, të Isa Boletinit, të Idriz Seferit, të Shaban Polluzhës e pasardhës të Azem Bejtës.
Ai shtoi se Hasan Prishtina, ishte njëri ndër ideologët kryesorë të çlirimit dhe bashkimi kombëtar të shqiptarëve dhe se vepra dhe tërë jeta e tij kanë qenë të lidhura me fatin e kombit e atdheut.
“Sot jam i lumtur dhe me i forte se kurrë me pare sepse pikërisht në krahun e djathtë kam Gjeneralin me Shajak Dibranin e madh Elez Isufi-Ndreu, ndërsa këtu bashkë me mua ndodhen pasardhësit e themeltareve te Pavarësisë se Shqipërisë, pasardhës të Isa Boletinit, pasardhës të Idriz Seferit, pasardhës të Shaban Polluzhës, pasardhës të Azem Bejtës”.
“Jemi mbledh për një moment krejt të veçante, sot pas më shumë se 100 vite, në Dibër na bashkon Hasan Prishtina, Heroi Kombëtar i cili 100 vite më parë, do ta përfaqësonte Dibrën në Parlamentin Shqiptar. Tani ai po kthehet në Dibër i derdhur në bronz, përkrah Gjeneralit me Shajak Heroit Kombëtar Elez Isufi Ndreu, të dy së bashku nuk kursyen asgjë për çështjen kombëtare, nga sot ata do të jene bashkë në Dibrën heroike për të përçuar mesazhin e bashkimit kombëtar”.
Sipas tij, qëndrimi i tij i palëkundur në zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare, bëri që jeta dhe vepra e Hasan Prishtinë të mbetet burim frymëzimi për të gjithë idealistët e kombit deri te Adem Demaçi, Adem Jashari, raporton EO.
“Hasan Prishtina, ishte njëri ndër ideologët kryesorë të çlirimit dhe bashkimi kombëtar të shqiptarëve. Vepra dhe tërë jeta e tij kanë qenë të lidhura me fatin e kombit e Atdheut. Me një natyrë të çiltër, tejet komunikues, i dashur dhe i përkushtuar për bashkatdhetarët e vërtetë e të devotshëm, në anën tjetër të karakterit të tij ai ishte kundërshtar i pa kompromis kundër kolaboracionistëve dhe politikanëve që bënin pazare mbi kurriz të popullit. Në luftë për të realizuar aspiratat kombëtare, ishte i vetëdijshëm se duheshin bërë sa e sa sakrifica. Ishte në shënjestër të forcave reaksionare të Perandorisë turke por edhe të shteteve grabitqare të Ballkanit. Në rrugën e tij jetësore iu kishte përmbajtur motos: ‘Mue n’idenë teme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të mujë me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e tanë armiqve! Ka me më shtrue vetëm vdekja’ Kredoja e tij jetësore, trimëria dhe temperamenti tipik i shqiptarit me prejardhje nga Drenica, (zona spartane të Shqipërisë ndër shekuj), bënë që në qenien e tij të manifestoheshin vetitë më karakteristike të shqiptarit intelektual dhe luftëtar në të njëjtën kohë, demokrat dhe atdhetar ndër më të dalluarit e kohës. Qëndrimi i tij i palëkundur në zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare, bëri që jeta dhe vepra e Hasan Prishtinë të mbetet burim frymëzimi për të gjithë idealistët e kombit deri te Adem Demaçi, Adem Jashari dhe të gjithë trimat e trimëreshat e tri ushtrive tona çlirimtare. Emri i Hasan Prishtinës është emër nderi e respekti për brezat liridashës të shqiptarëve”.
“Hasan Prishtina mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës 1920 dhe në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Më 7 dhjetor 1921, Hasan Prishtina krijoi kabinetin qeveritar që ekzistoj për pak ditë. Në këtë kabinet morën pjesë Zija Dibra si Ministër i Luftës, Luigj Gurakuqi si Ministër i Brendshëm, Fan Noli si Ministër i Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadriu si Ministër i Drejtësisë, Kristo Dako si Ministër i Arsimit, Ahmet Dakli si Ministër i Financave, Haki Tefiku si Ministër i Punëve Botore dhe Bajram Curri si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë. Forcat kundërshtare shfrytëzuan situatën e tensionuar me Jugosllavinë, për rrëzimin e kësaj qeverie. Shquhet si luftëtar për mbrojtjen e “Zonës neutrale” të Junikut nga forcat serbe, si udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë kundër sundimit serb”.
“Telegrami i gjetur në Arkivin e Shtetit në Tiranë dëshmon se në janar 1921, si kryetar i Komitetit të Kosovës, Hasan Prishtina niste një letër nga Shkodra, të shkruar në frëngjisht, drejtuar Ministrisë britanike të Punëve të Jashtme, ku ai listonte disa nga krimet serbe në Kosovë, Dibër e Lumë në periudhën 1918-1920. Hasan Prishtina përshkroi vrasjen e 20.000 burrave dhe 1500 grave në Kosovë, si dhe djegien e 168 fshatrave dhe 4769 shtëpive, duke shtuar se për vetëm tri ditë të fund gushtit 1920 ishin vrarë 250 shqiptarë dhe ishin djegur 7 800 shtëpi në krahinat e Dibrës dhe Lumës”.
“Në veprimtarinë e tij do të ketë pengesa të mëdha, si nga ana e shteteve ballkanike, Serbisë, Greqisë, Malit të Zi, Bullgarisë, të përkrahura nga Fuqitë e mëdha, sidomos nga Rusia e Franca, dhe nga shqiptarë, nga Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Ceno Kryeziu, etj. Më 13 gusht të vitit 1933 u vra në Selanik nga dora tradhtare. Në vitin 1977, në kuadër te 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shteti Shqiptar riatdhesoj eshtrat e Hasan Prishtinë. Sot eshtrat e Heroit Kombëtar Hasan Prishtina pushojnë në Kukës, dikur Qarku i Kosovës. Nderim jetës dhe veprës së Heroit Kombëtar Hasan Prishtina”.