BQK: Vlera e investimeve në letra me vlerë dhe depozita arrin në 1.14 miliard euro
Vlera e investimeve në letra me vlerë dhe depozita arrin në 1.14 miliard euro, thuhet në raportin e bilancit të gjendjes së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për muajin tetor 2023. Sipas raportit, depozitat e Qeverisë së Republikës së Kosovës deri në këtë periudhë janë rritur për 33 milionë euro, transmeton lajmi.net. “Asetet…
Lajme
Vlera e investimeve në letra me vlerë dhe depozita arrin në 1.14 miliard euro, thuhet në raportin e bilancit të gjendjes së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për muajin tetor 2023.
Sipas raportit, depozitat e Qeverisë së Republikës së Kosovës deri në këtë periudhë janë rritur për 33 milionë euro, transmeton lajmi.net.
“Asetet e BQK-së në muajin tetor 2023 arritën vlerën prej 1.84 miliard euro. Ndërsa, depozitat e Qeverisë së Kosovës janë rritur për 33 milionë euro dhe Fondi i Sigurimit të Depozitave për 2 milionë euro”, thekson BQK-ja.
Për sa i përket depozitave të BQK-së, deri në këtë muaj ato ishin 1.46 miliard euro.
“Vlera e këtyre investimeve në depozita dhe letrat me vlerë jashtë vendi më 31 tetor 2023 ishte 1.14 miliard euro. Depozitat në BQK deri në këtë muaj ishin 1.46 miliard euro, prej të cilëve 672.2 milionë euro janë nga Qeveria e Kosovës, 524 milionë euro nga bankat komerciale dhe 163.9 milionë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit”, thuhet tutje në raport.
Ndërsa, Asetet Rezervë të BQK-së shënuan vlerën e 1.36 miliard eurove.
“Asetet Rezervë në fund të muajit tetor 2023 shënuan vlerën e 1.36 miliard eurove e që janë për 15 milionë euro më të ulëta se në muajin paraprak. Kësaj rënie i ka kontribuar zvogëlimi i depozitave me jashtë për 3.1 milionë euro dhe investimet në letra me vlerë për 11.3 milion euro”, përfundon raporti i BQK-së.