Nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, e përkujton ish-bashkëlojtarin e ndjerë, Erion Kajtazi

Igball Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, nuk e ka harruar ish-bashkëlojtarin e tij në Përfaqësuesen e Kosovës, Erion Kajtazi. Jashari, i cili luan te FC Prishtina, e ka përkujtuar Erionin në ditëlindjen e tij përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”. “Gjithmonë në zemrat tona shoku jonë Erjon”, ka…

Sport

15/11/2023 19:14

Igball Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, nuk e ka harruar ish-bashkëlojtarin e tij në Përfaqësuesen e Kosovës, Erion Kajtazi.

Jashari, i cili luan te FC Prishtina, e ka përkujtuar Erionin në ditëlindjen e tij përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Gjithmonë në zemrat tona shoku jonë Erjon”, ka shkruar Igball Jashari në fotografinë e postuar me Elmedin Ramën, i cili gjithashtu ka luajtur te grupmoshat e Kosovës me Erionin, shkruan lajmi.net.

Igball Jashari dhe Erioni kanë qenë shokë dhome në grumbullimet e tyre me Kosovën.

Kajtazi ka ndërruar jetë më 3 dhjetor të vitit të kaluar pas një sulmi kardiak.

Talenti i madh i futbollit kosovar ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë.

Erioni që është konsideruar se e ardhmja e futbollit të Kosovës ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare. /Lajmi.net/