Rrëfimi prekës për ish-futbollistin 14-vjeçar nga Malisheva, flet babai, trajneri dhe shokët
Vdekja e hershme e futbollistit, Drinor Berishës shokoi futbollin, sportin dhe Kosovën në përgjithësi. 14-vjeçari humbi jetën tragjikisht teksa po shkonte në stërvitje te skuadra U15 e Malishevës. Dhimbja për humbjen e Drinor Berishës ishte e madhe si në familjen e tij, ashtu edhe tek skuadra dhe klubi i Malishevës. Ekipi i lajmi.net ka qëndruar…
Sport
Vdekja e hershme e futbollistit, Drinor Berishës shokoi futbollin, sportin dhe Kosovën në përgjithësi.
14-vjeçari humbi jetën tragjikisht teksa po shkonte në stërvitje te skuadra U15 e Malishevës.
Dhimbja për humbjen e Drinor Berishës ishte e madhe si në familjen e tij, ashtu edhe tek skuadra dhe klubi i Malishevës.
Ekipi i lajmi.net ka qëndruar të mërkurën tek familja e të ndjerit dhe skuadra ku ai dikur ishte pjesë.
Babai i Drinorit, Fitimi, mes emocionesh u rrëfye nga momenti kur iu kumtua lajmi për vdekjen e të birit e deri tek ëndrrat që atij i mbetën në gjysmë.
Për Drinorin foli edhe trajneri Latif Bytyqi e dy ish-bashkëlojtarët e tij, Bleart Berisha dhe Erlis Hoti.
Storien e plotë të realizuar nga lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/