“I thashë mos e gjuj bërllogun, m’tha shuj se t’myti”, kundërmon bërllogu te ‘Bunari i Hajratit’, qytetarët ankohen

Hapësira përreth vendit të njohur si “Bunari i Hajratit” është mbushur përplot me mbeturina dhe kafshë të ngordhura. Vendi kundërmon teksa as nga Komuna nuk kanë vepruar që t’i largojnë mbeturinat, transmeton lajmi.net. E një grua për lajmi.net ka rrëfyer se si është kërcënuar pasi i ka kërkuar dikujt të mos gjuajë mbeturina. “Vijnë me…

Lajme

14/11/2023 18:25

Hapësira përreth vendit të njohur si “Bunari i Hajratit” është mbushur përplot me mbeturina dhe kafshë të ngordhura.

Vendi kundërmon teksa as nga Komuna nuk kanë vepruar që t’i largojnë mbeturinat, transmeton lajmi.net.

E një grua për lajmi.net ka rrëfyer se si është kërcënuar pasi i ka kërkuar dikujt të mos gjuajë mbeturina.

“Vijnë me traktora, sa bërllogu gjuhet këtu. Jemi anku valla boll po s’vjen kurrkush. E gjujti njani, dola qaty e i thashë mos e gjuj. Tha shuj se je gru se me kon burrë vi kumedi t’myti”, tha ajo.