Bie në pranga “El Gringo” – mafiozi shqiptar i drogës në Kolumbi
Një shtetas shqiptar ka rënë në pranga nën Kolumbi, pas dyshimeve të autoriteteve atje për përfshirjen në trafik narkotikësh. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Drejtoria e Hetimit Kriminal dhe Interpoli i Policisë Kombëtare të Kolumbisë (Dijín) në bashkëpunim me agjencinë e Administratës së Kontrollit të Drogës (DEA) në SHBA…
Bota
Një shtetas shqiptar ka rënë në pranga nën Kolumbi, pas dyshimeve të autoriteteve atje për përfshirjen në trafik narkotikësh.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Drejtoria e Hetimit Kriminal dhe Interpoli i Policisë Kombëtare të Kolumbisë (Dijín) në bashkëpunim me agjencinë e Administratës së Kontrollit të Drogës (DEA) në SHBA raportojnë kapjen e shtetasit shqiptar Klodian Zaimi, alias “El Gringo”.
“El Gringo” kishte si funksion kryesor marrjen e parave nga shitja e kokainës në Shtetet e Bashkuara dhe herë pas here në Evropë, për ta pastruar dhe dërguar në organizatën kriminale në Kolumbi.
Ai gjithashtu ishte përgjegjës për koordinimin e dërgesave të sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga portet e Kartagjenës drejt Amerikës Qendrore dhe Shteteve të Bashkuara duke përdorur varka të shpejta.
Në këtë operacion është kapur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Si “El Gringo”, ashtu edhe personi tjetër i arrestuar kërkohen nga një gjykatë e distriktit jugor të Floridës për krimet e pastrimit të parave, trafikut të paligjshëm të drogës dhe komplotit për të kryer një krim.