Mbikalimi te rrethi i flamurit investim i “kotë”, qytetarët: Lirisht munden me e shitë për hekra

Mbikalimi te rrethi flamurit, për shumë kënd është një investim i “kotë”. Aty mbizotëron papastërtia dhe bërllogu është prezent me të madhe në këtë hapësirë të kryeqyetit, shkruan lajmi.net. Edhe pse është i projektuar që të shfrytëzohet nga qytetarët, atë thuajse askush nuk e shfrytëzon. Krahas kësaj, qytetarët rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar nëpër…

Lajme

13/11/2023 17:18

Mbikalimi te rrethi flamurit, për shumë kënd është një investim i “kotë”.

Aty mbizotëron papastërtia dhe bërllogu është prezent me të madhe në këtë hapësirë të kryeqyetit, shkruan lajmi.net.

Edhe pse është i projektuar që të shfrytëzohet nga qytetarët, atë thuajse askush nuk e shfrytëzon.

Krahas kësaj, qytetarët rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar nëpër rrugën e mbushur me vetura.

Qytetarët i thanë lajmi.net se këtë mbikalim munden me e “shitë për hekra”, dhe se për ta është një investim i kotë./Lajmi.net

Kroacia ndihmon Kosovën: Trajnojnë Policinë Ushtarake të FSK-së