Gati 5 milionë njerëz të zhvendosur brenda Ukrainës
Rreth pesë milionë njerëz në Ukrainë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre në pjesë të tjera të vendit, për shkak të sulmeve shumëvjeçare ruse, sipas të dhënave zyrtare. Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereschuk, tha në televizionin shtetëror ukrainas se 4.9 milionë njerëz janë regjistruar si të zhvendosur brenda vendit, transmeton lajmi.net. Rreth 3.5…
Bota
Rreth pesë milionë njerëz në Ukrainë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre në pjesë të tjera të vendit, për shkak të sulmeve shumëvjeçare ruse, sipas të dhënave zyrtare.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereschuk, tha në televizionin shtetëror ukrainas se 4.9 milionë njerëz janë regjistruar si të zhvendosur brenda vendit, transmeton lajmi.net.
Rreth 3.5 milionë njerëz u zhvendosën brenda Ukrainës prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të saj në shkurt 2022, tha ajo.
Para pushtimit, më shumë se një milion njerëz u zhvendosën brenda vendit që nga viti 2014, për shkak të luftimeve të vazhdueshme në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës.
Forcat e udhëhequr nga Rusia i kishin marrë nën kontroll pjesë të rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut në atë kohë.
Nuk ka pasur lëvizje të mëdha të njerëzve së fundmi, tha Vereshchuk, duke shtuar se disa prej të zhvendosurve ishin kthyer nëpër shtëpitë e veta gjatë një periudhe gusht-nëntor.
Kjo përputhet me zhvillimet e gjendjes ushtarake në terren, ku frontet në lindje dhe në jug kanë mbetur kryesisht të pandryshueshme.
Sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara, rreth 6.2 milionë ukrainas kanë ikur jashtë vendit qoftë përkohësisht, apo përherë.
Para fillimit të luftës më 2022, Ukraina kishte një popullsi prej rreth 41.4 milionë./REL