Vdes ish-kryediplomati çek që insistoi dhe e njohu pavarësinë e Kosovës
Ish-ministri i Jashtëm i Çekisë, deputeti, senatori dhe kryetari i nderit i partisë TOP 09, Karel Schwarzenberg, ka vdekur në moshën 85-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. Kandidati i dikurshëm presidencial, i njohur për pikëpamjet e tij pro-evropiane, ishte shtruar në spital në Vjenë ditët e fundit, shkruan Radio Prague International. Schwarzenberg, i cili kishte…
Bota
Ish-ministri i Jashtëm i Çekisë, deputeti, senatori dhe kryetari i nderit i partisë TOP 09, Karel Schwarzenberg, ka vdekur në moshën 85-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. Kandidati i dikurshëm presidencial, i njohur për pikëpamjet e tij pro-evropiane, ishte shtruar në spital në Vjenë ditët e fundit, shkruan Radio Prague International.
Schwarzenberg, i cili kishte edhe nënshtetësi çeke dhe zvicerane, lindi në Pragë në vitin 1937 në një familje fisnike, e cila u detyrua të largohej nga vendi pas grushtit të shtetit komunist në 1948, duke u vendosur në Vjenë.
Në vitet 1980, Schwarzenberg shërbeu si president i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, duke negociuar çështjen e të drejtave të njeriut në ish-BRSS, Bullgari, Kosovë dhe në Çekosllovaki. Ai gjithashtu bashkëthemeloi qendrën e dokumentarëve çekosllovake që mbështeste mërgimin dhe disidencën çekosllovake, e cila ishte e vendosur në rezidencën e familjes së tij në Bavari.
Pas kthimit të tij në Çekosllovaki në vitin 1989, Schwarzenberg shërbeu si kancelar i presidentit Václav Havel deri në abdikimin e tij në vitin 1992. Ai vazhdoi të zgjidhet si senator nga 2004 në 2010 dhe të shërbejë si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke nga 2007 deri në 2009 dhe përsëri nga 2010 në 2013.
Në vitin 2009, Karel Schwarzenberg së bashku me Miroslav Kalousek themeluan partinë TOP 09 dhe në vitin 2010 u zgjodh deputet. Në vitin 2013 dhe u kualifikua për në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke përfunduar si i dyti në garën që e fitoi Millosh Zeman.
Schwarzenberg në vitin 2008 kur ishte në krye të këtij posti, vetëm dy ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kishte treguar vullnet për ta njohur.
Ndonëse kishte kundërshti të fuqishme nga një pjesë e skenës politike në vendin e tij, veçanërisht nga presidenti i atëhershëm çek, Vaclav Klaus, ai vendosi që ta njohë pavarësinë e Kosovës.