“6 kilometra në këmbë kam shku në shpi, tash të mirave nuk po ua dimë lezetin”, flet pleqnari Shaban Gashi

Pleqnari Shaban Gashi ka krahasuar kohën që e ka jetuar kur ka qenë i ri në moshë, me kohën e sotme. Në një intervistë për lajmi.net ai ka thënë se të mirave që janë tash e që nuk ishin më herët, shoqëria nuk po ua din vlerën. “Tesha sa të dush, po shkojnë cullak. Bukë…

Lajme

11/11/2023 16:59

Pleqnari Shaban Gashi ka krahasuar kohën që e ka jetuar kur ka qenë i ri në moshë, me kohën e sotme.

Në një intervistë për lajmi.net ai ka thënë se të mirave që janë tash e që nuk ishin më herët, shoqëria nuk po ua din vlerën.

“Tesha sa të dush, po shkojnë cullak. Bukë ka sa të dush, i kënaqtë nuk je se nuk e di çka han. Përpara ia ke ni 1 kilometër erën kur ka pasë mish e lakna edhe pasul. Kemi thanë qajo shpi paska ‘mish e lakna’. Tash qaty e ki edhe nuk ia din lezetin”, ka thënë ai.

Tutje ka thënë se për të shkuar në shkollë kanë përshkuar 6 kilometra në këmbë.

“Na e kena kalu kohën ma shumë me bujqësi, me dhenë, dhi e me lopë. Atje ku jena kanë nuk ka pasë kurrgjo. Në shkollën e mesme u dashtë me shku 6 kilometra në kamë”, ka shtuar ai.