Trajneri i Malishevës i lumtur me fitoren ndaj Gjilanit, thotë se ekipi po luan ndeshje të mira

Malisheva ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Gjilanit, në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës. Vendasit triumfuan 1:0 kundër Gjilanit, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, shkruan lajmi.net. Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida u shpreh i lumtur me fitoren ndaj Gjilanit, teksa paraprakisht shprehur ngushëllime familjes Berisha për…

Sport

10/11/2023 15:48

Malisheva ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Gjilanit, në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.

Vendasit triumfuan 1:0 kundër Gjilanit, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, shkruan lajmi.net.

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida u shpreh i lumtur me fitoren ndaj Gjilanit, teksa paraprakisht shprehur ngushëllime familjes Berisha për vdekjen e Drinor Berishës, futbollisti 14-vjeçar që humbi jetën të enjten në aksident trafiku.

“Para se të flisja për ndeshjen, do të doja t’i shprehë ngushëllime familjes Berisha për humbjen tragjike, aksidentale, të djaloshit të ri. Shprehim keqardhje. Jemi të lumtur me fitoren. Po zhvillojmë ndeshje të mira dhe tri pikët janë të mirëseardhura. Ne po punojmë shumë. Djemtë po e bëjnë maksimumin dhe pikët e fituara janë si rezultat i punës së madhe dhe disiplinës që po e tregojnë. Do t’i marrim ndeshjet një nga një”, ka thënë Kida për Art Sport.

Malisheva me këtë fitore ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e katërt në renditjen tabelore.

Gjilani mbetet me 14 pikë dhe zë vendin e shtatë./Lajmi.net/