Mezani flet pas humbjes nga Malisheva, “godet” edhe lojtarët
Malisheva ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Gjilanit, në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës. Vendasit triumfuan 1:0 kundër Gjilanit, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, shkruan lajmi.net. Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani pas ndeshjes është shprehur i pakënaqur me reagimet e lojtarëve të tij në fushë. “Mendoj…
Sport
Malisheva ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Gjilanit, në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.
Vendasit triumfuan 1:0 kundër Gjilanit, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, shkruan lajmi.net.
Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani pas ndeshjes është shprehur i pakënaqur me reagimet e lojtarëve të tij në fushë.
“Mendoj se kemi bërë deri diku lojë të mirë, por jo aq sa të merrnim rezultat pozitiv. Po dështojmë në goditjet e dënimit, nuk po merr përgjegjësi askush. Po pësojmë gola nga goditjet standarde. Sot morëm gol nga penalltia por nuk na falen këto gjëra. Është e papranueshme që lojtarët me përvojë nuk e zgjidhin situatën në momente të caktuara” – tha Mezani në Art Sport.
“Është dashur të bënim më shumë. Do të shikojmë gjithë ndeshjen me vëmendje dhe do të japim përgjegjësi unë dhe gjithë të tjerët. Nuk është se Malisheva na dominoi, por nuk i shfrytëzuam rastet që i patëm. Do të marrim masa pas analizave dhe do të mundohemi të përmirësohemi. Mendoja se do të bënim ndeshje të mirë dhe të marrim rezultat pozitiv”.
“Do të mundohemi ta ndryshojmë mentalitetin sepse duhet fituar pikë edhe jashtë shtëpisë”, shtoi ai.
Malisheva me këtë fitore ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e katërt në renditjen tabelore.
Gjilani mbetet me 14 pikë dhe zë vendin e shtatë./Lajmi.net/