Këto janë skuadrat që siguruan kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve

Kanë përfunduar edhe tetë takimet e fundit e xhiros së katërt, të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, të zhvilluara të mërkurën mbrëma (sot). Në tetë takime sa janë zhvilluar, janë arritur edhe rezultate befasuese dhe janë realizuar një numër i madh i golave, shkruan lajmi.net. Deri më tani, gjashtë skuadra kanë siguruar plasmanin…

Sport

08/11/2023 23:49

Kanë përfunduar edhe tetë takimet e fundit e xhiros së katërt, të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, të zhvilluara të mërkurën mbrëma (sot).

Në tetë takime sa janë zhvilluar, janë arritur edhe rezultate befasuese dhe janë realizuar një numër i madh i golave, shkruan lajmi.net.

Deri më tani, gjashtë skuadra kanë siguruar plasmanin në fazën e eliminimit direkt në ligën më prestigjioze evropiane për klube.

Bayern Munich, Inter, Leipzig, Manchester City, Real Madrid e Real Sociedad janë skuadrat që kanë siguruar “biletën” për fazën tjetër.


Në prag të kualifikimit më tej janë edhe disa skuadra, por që ende nuk e kanë siguruar matematikisht atë.

Kujtojmë se fitues i Ligës së Kampionëve edicionin e kaluar ishte Manchester City./Lajmi.net/