Bayern Munich i falet Harry Kane – mezi e mund Galatasarayn
Bayern Munichu i falet sulmuesit Harry Kane për fitoren kundër Galatasarayt në Ligën e Kampionëve. Bavarezët triumfuan 2:1 ndaj gjigantit turk të futbollit, në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih, shkruan lajmi.net. Shifrat ishin të baraspeshuara deri në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt, kur sulmuesi Harry Kane kaloi Bayernin në avantazh. I njëjti…
Sport
Bayern Munichu i falet sulmuesit Harry Kane për fitoren kundër Galatasarayt në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët triumfuan 2:1 ndaj gjigantit turk të futbollit, në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih, shkruan lajmi.net.
Shifrat ishin të baraspeshuara deri në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt, kur sulmuesi Harry Kane kaloi Bayernin në avantazh.
I njëjti futbollist doli në skenë edhe në minutën e 86-të kur shënoi golin e dytë, e që në fund doli të ishte i fitores për ekipin gjerman.
Galatasaray krejt çfarë arriti të bënte, ishte ngushtimi i rezultatit me golin e Bakambu në minutën e tretë shtesë.
Bayern Munich është lider i Grupit A me 12 pikë, ndërkaq Galatasaray është i treti me katër pikë./Lajmi.net/