Interi fiton me “çyk t’zorit” në udhëtim te Salzburgu, vendos goli nga penalltia

Interi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Salzburgu, në takimin e vlefshëm për Grupin D, në Ligën e Kampionëve. “Nerazzurrët” triumfuan minimalisht 0:1 ndaj Salzburgut, në stadiumin “Red Bull Arena”, shkruan lajmi.net. Hero i zikaltërve nga qyteti i modës ishte sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez që shënoi golin e vetëm. Martinez u tregua i…

Sport

08/11/2023 22:55

Interi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Salzburgu, në takimin e vlefshëm për Grupin D, në Ligën e Kampionëve.

“Nerazzurrët” triumfuan minimalisht 0:1 ndaj Salzburgut, në stadiumin “Red Bull Arena”, shkruan lajmi.net.

Hero i zikaltërve nga qyteti i modës ishte sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez që shënoi golin e vetëm.

Martinez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 86-të.

Mesfushor i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani u inkuadrua për Interin në minutën e 61-të.

Me këtë fitore, Interi është i dyti në renditjen tabelore me 10 pikë, po aq sa Real Sociedadi lider.

Salzburgu është i treti me tri pikë, ndërkaq Benfica e fundit pa pikë./Lajmi.net/