Rashford u përjashtua me karton të kuq, momenti i ndërhyrjes së rëndë në kundërshtarin

Manchester United ka mbetur me një lojtar më pak në fushë, në pjesën e parë kundër Copenhagës, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Pjesa e parë e takimit mes Copenhagës dhe Manchester United është mbyllur baras 2:2, shkruan lajmi.net. “Djajtë e Kuq” megjithëse ishin në avantazh prej dy golave, punët iu vështirësuan në minutën e…

Sport

08/11/2023 22:13

Manchester United ka mbetur me një lojtar më pak në fushë, në pjesën e parë kundër Copenhagës, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë e takimit mes Copenhagës dhe Manchester United është mbyllur baras 2:2, shkruan lajmi.net.

“Djajtë e Kuq” megjithëse ishin në avantazh prej dy golave, punët iu vështirësuan në minutën e 42-të, kur Rashford u përjashtua me karton të kuq direkt.

Reprezentuesi anglez bëri një ndërhyrje të ashpër në futbollistin kundërshtar, e cila rezultoi me përjashtim nga loja.

Hojlund shënoi dy golat për Man United në minutat 3 dhe 28-të, ndërkaq për vendasit shënuan Elyonoussi në minutën e 45-të dhe Goncalves në minutën e nëntë shtesë.

Sfida ndërmjet Copenhagës dhe Manchester United është në kuadër të Grupit A në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/