Mbyllet pjesët e para me këto rezultate në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve. Real Madridi është në avantazh 1:0 kundër Bragës, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në kuadër të Grupit C, shkruan lajmi.net. Golin e vetëm për “mbretërit” e shënoi Brahim Diaz në minutën e 27-të të përballjes. Arsenali është gjithashtu në epërsi 1:0 pas fraksionit…

Sport

08/11/2023 21:53

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi është në avantazh 1:0 kundër Bragës, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në kuadër të Grupit C, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm për “mbretërit” e shënoi Brahim Diaz në minutën e 27-të të përballjes.

Arsenali është gjithashtu në epërsi 1:0 pas fraksionit të parë të lojës kundër Sevillës, në stadiumin “Emirates” në Londër.

Trossard është autor i golit të vetëm për “Topçinjtë”.

Në takimet Bayern Munich – Galatasaray dhe Salzburg – Inter nuk ka ndryshim të rezultatit, pra 0:0.

Ndërkaq, në ndeshja Copenhagen – Manchester United janë dhënë 13 minuta lojë shtesë dhe rezultati aktual është 1:2 për ekipin anglez./Lajmi.net/