Zhbllokohet rezultati në “Bernabeu”, Real Madridi thyen Bragën

Është shënuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Bragës në Ligën e Kampionëve. Real Madridi ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Bragës, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan lajmi.net. Brahim Diaz ka realizuar për epërsinë e Los Blancos në minutën e 27-të të takimit, pas asistimit nga Rodrygo. Sfida mes Real Madridit dhe…

Sport

08/11/2023 21:29

Është shënuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Bragës në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Bragës, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan lajmi.net.

Brahim Diaz ka realizuar për epërsinë e Los Blancos në minutën e 27-të të takimit, pas asistimit nga Rodrygo.

Sfida mes Real Madridit dhe Bragës është në kuadër të Grupit C në ligën më prestigjioze evropiane për klube./Lajmi.net/