Operohet me sukses portieri Drilon Hodaj, do t’i mungoj Lirisë tre muaj
Portieri i Lirisë, Drilon Hodaj është operuar me sukses të mërkurën (sot). Hodaj i është nënshtruar intervenimit kirurgjik pas problemeve në gjurin e majtë, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit prizrenas në rrjetet sociale. Hodaj do t’i mungojë Lirisë për tre muaj. “Operohet me sukses Hodaj. Portieri i Lirisë…
Sport
Portieri i Lirisë, Drilon Hodaj është operuar me sukses të mërkurën (sot).
Hodaj i është nënshtruar intervenimit kirurgjik pas problemeve në gjurin e majtë, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit prizrenas në rrjetet sociale.
Hodaj do t’i mungojë Lirisë për tre muaj.
“Operohet me sukses Hodaj. Portieri i Lirisë Drilon Hodaj, është operuar sot. Ai, ka patur intervenim kirurgjikal në meniskusin dhe kërcin e gjurit të majtë. Dr.Agron Mahmuti, ka kryer këtë intervenim me sukses. Sipas tij, Driloni do të kthehet në fushë pas tre muajve. Intervenimi u bë në Spitalin Royal Medical. Klubi i dëshiron Drilonit, kthim të shpejtë në fushën e blertë” – thuhet në njoftimin e klubit./Lajmi.net/