Napoli nuk arrin më shumë se një barazim me Unionin e Berlinit

Napoli nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen kundër Union Berlinit, e vlefshme për rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Sfida e Grupit C përfundoi baras 1:1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, shkruan lajmi.net. Politano zhbllokoi shifrat pas 39 minutave lojë me golin e epërsisë për Napolin.…

Sport

08/11/2023 21:04

Napoli nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen kundër Union Berlinit, e vlefshme për rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sfida e Grupit C përfundoi baras 1:1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, shkruan lajmi.net.

Politano zhbllokoi shifrat pas 39 minutave lojë me golin e epërsisë për Napolin.

Shtatë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Union Berlini befasoi Napolin, duke barazuar rezultatin.

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani u paraqit për 90 minuta për Napolin.

Napoli me këtë barazim është në vendin e dytë me shtatë pikë.

Union Berlini regjistroi pikën e parë në grup dhe renditet në pozitën e fundit./Lajmi.net/