Manchester United para “trenit të fundit”, luan në udhëtim te Copenhaga, formacionet zyrtare

Copenhaga dhe Manchester United kanë publikuar 11-shet startuese me të cilat do ta nisin ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Sfida e Grupit A në Ligën e Kampionëve do të luhet në “Parken Stadium”, me filim nga ora 21:00, shkruan lajmi.net. “Djajtë e Kuq” synojnë vetëm fitore për të bërë hap para drejt kalimit të fazës…

Sport

08/11/2023 20:00

Copenhaga dhe Manchester United kanë publikuar 11-shet startuese me të cilat do ta nisin ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Sfida e Grupit A në Ligën e Kampionëve do të luhet në “Parken Stadium”, me filim nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

“Djajtë e Kuq” synojnë vetëm fitore për të bërë hap para drejt kalimit të fazës së grupeve.

Man United pozicionohen në vendi ne tretë me tri pikë, ndërkaq ekipi danez ka një pikë në pozitën e fundit.

Formacionet zyrtare:

Copenhagen: Grabara, Vavro, Diks, Jelert, Ankersen, Lerager, Falk, Diogo Gonçalves, Elyonoussi, Claesson, Achouri.

Manchester United: Onana, Dalot, Evans, Maguire, Wan-Bissaka, Eriksen, McTominay, Bruno Fernandes, Garnacho, Rashford, Hojlund./Lajmi.net/