Zërat për emërimin e trajnerit të ri, Liria del me një njoftim të rëndësishëm

Liria ka demantuar zërat se kanë arritur marrëveshje me një trajner të ri, të cilët janë raportuar në mediat kosovare gjatë ditëve të fundit. Klubi nga Prizreni me anë të një njoftimi kanë bërë të ditur se deri më tani nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me trajnerin e ri, shkruan lajmi.net. Emrat e përfolur në…

Sport

08/11/2023 18:21

Liria ka demantuar zërat se kanë arritur marrëveshje me një trajner të ri, të cilët janë raportuar në mediat kosovare gjatë ditëve të fundit.

Klubi nga Prizreni me anë të një njoftimi kanë bërë të ditur se deri më tani nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me trajnerin e ri, shkruan lajmi.net.

Emrat e përfolur në media, sipas Lirisë, janë vetëm spekulime.

“Nuk ka asgjë zyrtare për trajnerin e ri. Lidhur me lajmet e publikuara në portale e medie të ndryshme FC Liria, del me këtë njoftim. Të gjithë emrat e përfolur, janë spekulime. Liria , s’ka vendos për asnjë emër deri tani. Bisedimet po zhvillohen me 3-4 trajner, kryesisht vendorë. Por, marrëveshje s’ka me asnjërin” – ka njoftuar klubi prizrenas.

Në media është raportuar për disa trajnerë të cilët janë në “shënjestrën” e Lirisë, përfshirë Ismet Munishin e Bledi Shkëmbin.

Liria pak ditë më parë u nda me trajnerin turk, Nedim Yigit.

Bardhezinjtë janë në pozitën e fundit në renditjen tabelore të Superligës së Kosovës me vetëm tetë pikë të grumbulluara./Lajmi.net/