Formacionet zyrtare: Napoli – Union Berlin, Rrahmani titullar

Napoli dhe Unioni i Berlinit kanë publikuar formacionet zyrtare para ndeshjes në Ligën e Kampionëve. Stadiumi “Diego Armando Maradona” është vendtakim i dy skuadrave, nga ora 18:45, shkruan lajmi.net. Nga minuta e parë për kampionët e Italisë do të startojë edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani. Napoli dhe Union Berlin janë pjesë e…

Sport

08/11/2023 17:45

Napoli dhe Unioni i Berlinit kanë publikuar formacionet zyrtare para ndeshjes në Ligën e Kampionëve.

Stadiumi “Diego Armando Maradona” është vendtakim i dy skuadrave, nga ora 18:45, shkruan lajmi.net.

Nga minuta e parë për kampionët e Italisë do të startojë edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.

Napoli dhe Union Berlin janë pjesë e Grupit C. Napoli është i dyti në renditje me gjashtë pikë, ndërkaq Unioni është pa pikë në pozitën e fundit.

Formacionet zyrtare:

Napoli: Meret, Rrahmani, Di Lorenzo, Natan, Mario Ruiu, Anguissa, Lobotka, Zielinski, Politano, Raspadori, Kvaratskhelia.

Union Berlin: Ronnoë, Diogo Leita, Bonucci, Jaeckel, Roussillon, Laidouni, Khedira, Haberer, Juranoviq, Fofana, Becker./Lajmi.net/