Haaland mban premtimin e dhënë, feston golin në stilin e Drogbas

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka mbajtur premtimin e dhënë në ceremoninë e Topit të Artë 2023, se golin e radhës do ta festonte në stilin e ish-sulmuesit, Didier Drogba. “Bomberi” norvegjez pikërisht në golin e parë, të shënuar sonte në Ligën e Kampionëve kundër Young Boys, festoi në stilin e ish-reprezentuesit të Bregut…

Sport

07/11/2023 23:47

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka mbajtur premtimin e dhënë në ceremoninë e Topit të Artë 2023, se golin e radhës do ta festonte në stilin e ish-sulmuesit, Didier Drogba.

“Bomberi” norvegjez pikërisht në golin e parë, të shënuar sonte në Ligën e Kampionëve kundër Young Boys, festoi në stilin e ish-reprezentuesit të Bregut të Fildishtë, shkruan lajmi.net.

Haaland i premtoi këtij të fundit në ceremoninë që ai po e udhëheqte, se do ta festonte në mënyrën e tij golin e radhës.

Haaland golin e parë me festën e Didier Drogbas e realizoi në minutën e 23-të, nga pika e bardhë e penalltisë, për ta hapur serinë e golave.

Ai nuk u ndal me kaq. Haaland shënoi edhe një herë në minutën e 51-të për epilogun final të takimit 3:0 ndaj Young Boys.

Në total, Haaland regjistroi golin e 39-të në 34 ndeshje në përgjithësi në Ligën e Kampionëve.

Vlen të përmendet se Haaland pak ditë më parë, pra në ceremoninë e Topit të Artë në Paris, fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë në botë./Lajmi.net/