Këto ishin rezultatet e plota të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve

Tetë ndeshjet e para të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve janë zhvilluar të martën mbrëma (sonte). Kryendeshja e mbrëmjes i ka takuar Milanit që triumfoi 2:1 me përmbysje në rezultat kundër Paris Saint-Germainit, në stadiumin “San Siro”, shkruan lajmi.net. Befasia e ditës u shkaktua në Hamburg, atje ku Shakhtar…

Sport

07/11/2023 23:05

Tetë ndeshjet e para të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve janë zhvilluar të martën mbrëma (sonte).

Kryendeshja e mbrëmjes i ka takuar Milanit që triumfoi 2:1 me përmbysje në rezultat kundër Paris Saint-Germainit, në stadiumin “San Siro”, shkruan lajmi.net.

Befasia e ditës u shkaktua në Hamburg, atje ku Shakhtar Donetsku triumfoi 1:0 kundër Barcelonës.

Në takimet tjera, Manchester City fitoi pa probleme 3:0 kundër Young Boys, Porto mposhti 2:0 Antëerpin, e Leipzigu fundosi Zvezdën në Beograd 1:2.

Rezultatet e plota: