Formacionet zyrtare: Milani para “trenit të fundit”, PSG synon fitoren e radhës

Milani dhe Paris Saint-Germaini kanë publikuar formacionet titullare para kryendeshjes së mbrëmjes në Ligën e Kampionëve. Stadiumi “San Siro” është vendtakim i dy gjigantëve të futbollit me fillim nga ora 21:00, shkruan lajmi.net. Milani kërkon fitoren e parë në grup dhe njëherit “trenin e fundit” për një kalim eventual të fazës së grupeve, pasi në…

Sport

07/11/2023 19:51

Milani dhe Paris Saint-Germaini kanë publikuar formacionet titullare para kryendeshjes së mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Stadiumi “San Siro” është vendtakim i dy gjigantëve të futbollit me fillim nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

Milani kërkon fitoren e parë në grup dhe njëherit “trenin e fundit” për një kalim eventual të fazës së grupeve, pasi në të kundërtën gjasat thuajse do të shuheshin.

Paris Saint-Germaini në taborin tjetër gjithashtu synon fitoren e radhës dhe tre pikëshin që i jep qetësinë dhe e afron gjithnjë më shumë drejt fazës tjetër.

Ballafaqimi në mes Milanit dhe PSG-së është në kuadër të Grupit F në ligën më prestigjioze evropiane për klube.

Formacionet zyrtare:

Milan: Maignan, Calabria, Loftus-Cheek, Giroud, Leao, Pulisiq, Reijnders, T.Hernandez, Tomori, Thiaw, Musah

PSG: Donnarumma, Hakimi, Ugarte, Marquinhos, Mbappe, Dembele, Vitinha, L.Hernandez, Kolo Muani, Zaire-Emery, Skriniar./Lajmi.net/