Incident para ndeshjes në Ligën e Kampionëve, tifozët përleshen dhe shkaktojnë dëme të mëdha

Një tjetër incident para ndeshjes së Ligës së Kampionëve është regjistruar në Portugali. Gjegjësisht, para takimit Porto – Antwerp, tifozeritë e dy skuadrave janë përleshur fizikisht në qytetin portugez, përcjell lajmi.net. Rreth 300 tifozë të Antwerpit udhëtuan nga Belgjikë në Portugali, duke shkaktuar dëme të mëdha atje. Faqja në Facebook “hooligans.cz” ka publikuar pamjet e…

Sport

07/11/2023 17:19

Një tjetër incident para ndeshjes së Ligës së Kampionëve është regjistruar në Portugali.

Gjegjësisht, para takimit Porto – Antwerp, tifozeritë e dy skuadrave janë përleshur fizikisht në qytetin portugez, përcjell lajmi.net.

Rreth 300 tifozë të Antwerpit udhëtuan nga Belgjikë në Portugali, duke shkaktuar dëme të mëdha atje.

Faqja në Facebook “hooligans.cz” ka publikuar pamjet e kaosit që u shënua në Portugali mes tifozëve para ndeshjes në fjalë.

Porto dhe Antwerp do të përballen sonte nga ora 21:00, në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se pjesë e Antwerp është edhe futbollisti shqiptar, Arbnor Muja./Lajmi.net/