23 medalje kanë fituar xhudistët e Kosovës brenda 10 viteve në Evropiane
Xhudo vazhdon të mbetet sporti që i dhuron Kosovës më së shumti suksese. Shumë medalje të arta, argjendta e të bronzta kanë ardhur në Kosovë nga kampionate madhore. Që nga viti 2013 kur Federata e Xhudos së Kosovës është pranuar zyrtarisht, shumë medalje janë fituar nga xhudistët kosovarë. Kosova ka fituar në total 23 medalje,…
Sport
Xhudo vazhdon të mbetet sporti që i dhuron Kosovës më së shumti suksese.
Shumë medalje të arta, argjendta e të bronzta kanë ardhur në Kosovë nga kampionate madhore.
Që nga viti 2013 kur Federata e Xhudos së Kosovës është pranuar zyrtarisht, shumë medalje janë fituar nga xhudistët kosovarë.
Kosova ka fituar në total 23 medalje, vetëm në Kampionate Evropiane të xhudos.
Nga 23 medaljet e fituara në Evropiane, shtatë prej tyre janë të arta, katër të argjendta dhe 12 të bronzta.
Edhe në kampionatin e fundit evropian, e mbajtur në Montpellier të Francës, xhudistët kosovarë u rikthyen në vend me medalje./Lajmi.net/