Kaos në Moskë: Kampioni i Evropës plagosi katër persona në gjendje të dehur

Kampioni evropian i boksit, Nikita Ivanov plagosi katër persona jashtë një restoranti në qendër të Moskës të dielën. Ai kishte pasur më parë probleme me ligjin, thanë autoritetet kompetente për agjencinë ruse të lajmeve TASS, përcjell lajmi.net. “Personi i arrestuar për të shtëna në afërsi të një restoranti në Moskë është 37-vjeçari Nikita Ivanov, kampion…

Sport

06/11/2023 10:32

Kampioni evropian i boksit, Nikita Ivanov plagosi katër persona jashtë një restoranti në qendër të Moskës të dielën.

Ai kishte pasur më parë probleme me ligjin, thanë autoritetet kompetente për agjencinë ruse të lajmeve TASS, përcjell lajmi.net.

“Personi i arrestuar për të shtëna në afërsi të një restoranti në Moskë është 37-vjeçari Nikita Ivanov, kampion i Evropës në boks”, tha bashkëbiseduesi i agjencisë, duke shtuar se ky nuk është incidenti i parë në të cilin sportisti përballet me dënim me burg.

Tre vjet më parë, Ivanov rrahu boksierin Basir Mirsiabov në tren. Mirsijabov u shtrua në spital në gjendje të rëndë dhe më pas Ivanov u dërgua në paraburgim nga policia.

Boksieri u arrestua edhe në vitin 2021, kur konduktori në metronë e Moskës e gjobiti me 5 mijë rubla për mosmbajtjen e dorezave gjatë pandemisë së koronavirusit./Lajmi.net/