Batatina: Do largoheshim me fitore nga Prishtina, vetëm të ishim më të vëmendshëm

Prishtina dhe Llapi kanë barazuar në takimin e vlefshëm për xhiron e 13-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll. Dy rivalët rajonal barazuan 2:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan lajmi.net. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha pas ndeshjes se ekipi i tij do mund të largohej nga kryeqyteti me fitore, vetëm nëse…

Sport

05/11/2023 21:15

Prishtina dhe Llapi kanë barazuar në takimin e vlefshëm për xhiron e 13-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy rivalët rajonal barazuan 2:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha pas ndeshjes se ekipi i tij do mund të largohej nga kryeqyteti me fitore, vetëm nëse do të ishin më të vëmendshëm.

“Pjesa e parë ishte e dominuar lehtë nga Prishtina. Ne kishim disa gjysmëraste. Në pjesën e dytë ndryshuam taktikisht dhe shpejt shënuam gol. Dominuam në çdo aspekt, sidomos pas kartonit të kuq. Po të ishim më të vëmendshëm në repartin defanziv do të largoheshim me tri pikë”, ka thënë Batatina pas ndeshjes për Art Sport.

“Për ne ishte me rëndësi ta mbajmë larg Prishtinën me pikë. Kemi mundur të marrim tri pikët, por ky është futbolli. I përgëzoj djemtë për angazhimin. Unë u besoj djemve të ri dhe ata po tregojnë kualitet. Gashiani ka kualitet që shpejtë të jetë në ndonjë skuadër të madhe. Dhamë maksimumin dhe po të ishim pak më të vëmendshëm do të fitonim tri pikët”, shtoi tekniku llapjan.

Prishtina me ëtë barazim është e pesta me 17 pikë, ndërkohë Llapi zë vendin e tretë me 22 pikë./Lajmi.net/