Hendboll: Kosovës nuk i mjafton fitorja ndaj Sllovakisë për t’u kualifikuar në Botëror
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka mposhtur të dielën Sllovakinë, por nuk ka avancuar nga raundi i parë i kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2025. Të dielën mbrëma në Prishtinë, në praninë e qindra shikuesve, Kosova fitoi me shifrat 28:25. Por Sllovakia avancon tutje falë fitores 33:23 në ndeshjen e parë të…
Sport
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka mposhtur të dielën Sllovakinë, por nuk ka avancuar nga raundi i parë i kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2025.
Të dielën mbrëma në Prishtinë, në praninë e qindra shikuesve, Kosova fitoi me shifrat 28:25.
Por Sllovakia avancon tutje falë fitores 33:23 në ndeshjen e parë të luajtur të enjten në Povazska Bystrica.
Ndeshja e dytë me sllovakët ishte e fortë, por lojtarët e Kosovës ishin thuajse vazhdimisht para.
Në fund morën fitoren që vlerësohet se është e rëndësishme për kthimin e vetëbesimit.
Kosova ndeshjet e ardhshme i ka në janar. Luan me Britaninë e Madhe në kuadër të kualifikimeve për Evropian.