Pak ditë më parë fitoi çmimin e portierit të vitit, Martinez pranon gol qesharak

Jo shumë kohë më parë, portieri Emiliano Martinez fitoi çmimin e portierit më të mirë të vitit, në ceremoninë e Topit të Artë 2023. Portieri argjentinas që mbron portën e Aston Villës ka pranuar një gol qesharak, vetëm disa ditë më vonë, pra sot, shkruan lajmi.net. Aston Villa pësoi 2:0 nga Nottingham Forest, në ndeshjen…

Sport

05/11/2023 17:52

Jo shumë kohë më parë, portieri Emiliano Martinez fitoi çmimin e portierit më të mirë të vitit, në ceremoninë e Topit të Artë 2023.

Portieri argjentinas që mbron portën e Aston Villës ka pranuar një gol qesharak, vetëm disa ditë më vonë, pra sot, shkruan lajmi.net.

Aston Villa pësoi 2:0 nga Nottingham Forest, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Premierligë, e luajtur sot.


Martinez golin qesharak e pranoi në minutën e 72-të, pamjet të cilat janë bërë virale gjithandej.

Orel Mangala lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca dhe argjentinasi dukej fillimisht se intervenoi për mrekulli.

Mirëpo, nga devijimi që mori topin në duart e tij, ai u fut në portë, duke bërë që Forest të shënonin e dhe të dytin. /Lajmi.net/