Verstappen i pandalshëm edhe në garën e Brazilit
Holandezi Max Verstappen (Red Bull) fitoi garën e sprintit të Brazilit në Formula 1 këtë të shtunë. Ai mundi Lando Norris (McLaren) dhe shokun e tij të skuadrës Sergio Perez. Holandezi fitoi garën e sprintit të Çmimit të Madh të Brazilit të Formula 1, i 20-ti nga 22 raundet e kampionatit botëror, të shtunën në…
Auto & Tek
Holandezi Max Verstappen (Red Bull) fitoi garën e sprintit të Brazilit në Formula 1 këtë të shtunë. Ai mundi Lando Norris (McLaren) dhe shokun e tij të skuadrës Sergio Perez.
Holandezi fitoi garën e sprintit të Çmimit të Madh të Brazilit të Formula 1, i 20-ti nga 22 raundet e kampionatit botëror, të shtunën në qarkun Interlagos në Sao Paulo, përcjellë KosovaPress.
Duke u nisur pas britanikut Lando Norris (McLaren) në rreshtin e parë, Verstappen mori drejtimin e garës nga këndi i parë dhe nuk e lëshoi kurrë atë, përcjellë KosovaPress.
Norris ruajti lehtësisht vendin e dytë përpara meksikanit Sergio Perez i cili përfundoi podiumin në këtë garë të fundit sprint të sezonit..
Tashmë i siguruar për titullin e tij të tretë kampion bote radhazi, Verstappen tani ka 499 pikë në krye të kampionatit. Perez renditet i dyti me 246 pikë përpara britanikut Lewis Hamilton (Mercedes), i 7-ti në garë, i 3-ti me 222 pikë.