Konfirmohet se personi që u gjet i varur është pronari i Shell Kosova

Agim Shahini, drejtor i Aleancës Kosovare të Bizneseve ka konfirmuar se personi i gjetur i varur në Malishevë është biznesmeni Lulzim Kryeziu. “Pse na ike kaq herët”, ka shkruar Shahini në Facebook, transmeton lajmi.net. “AKB-ja do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si @shellShell brend ndërkombëtar”, ka shkruar Shahini.…

Lajme

02/11/2023 17:38

Agim Shahini, drejtor i Aleancës Kosovare të Bizneseve ka konfirmuar se personi i gjetur i varur në Malishevë është biznesmeni Lulzim Kryeziu.

“Pse na ike kaq herët”, ka shkruar Shahini në Facebook, transmeton lajmi.net.

“AKB-ja do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si @shellShell brend ndërkombëtar”, ka shkruar Shahini.

Lajmin se një person është gjetur i varur në një objekt biznesor e kanë konfirmuar edhe nga policia.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesit familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në  koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, ka thënë Sheremet Elezaj. /lajmi.net/