Buxheti 2024 – 860 milionë euro për investime kapitale

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2024, ku u bë e ditur se buxheti për vitin që po vjen do të jetë 3.3 miliardë euro. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se nga kjo shumë, 860 milionë euro do të ndahen për…

Lajme

31/10/2023 17:11

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2024, ku u bë e ditur se buxheti për vitin që po vjen do të jetë 3.3 miliardë euro.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se nga kjo shumë, 860 milionë euro do të ndahen për investime kapitale, transmeton lajmi.net.

“Përmes mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe rritjes së punësimit, Qeveria e Republikës së Kosovës synon të ruajë trendin e rritjes së të hyrave, ku në vitin 2024 të hyrat pritet të jenë 3 miliardë e 28 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Sipas Qeverisë, Buxheti parasheh rritje në sektorë të ndryshëm.

“Buxheti i miratuar sot për vitin 2024 parasheh rritje në sektorë të ndryshëm përfshirë sigurinë, shëndetësinë, sportin, infrastrukturën dhe arsimin përkitazi me prioritetet që rrjedhin nga Programi ynë Qeverisës. Pas aprovimit të sotëm të Buxhetit për vitin 2024 nga ana e Qeverisë, i njëjti do të procedohet për miratim nga Kuvendi”, njoftohet tutje.