Superliga e Kosovës, përfundojnë pjesët e para

Tri ndeshjet e fundit të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll janë duke u zhvilluar. Kanë përfunduar pjesët e para të këtyre ndeshjeve, shkruan lajmi.net. Drita ka arritur ta marr epërsinë ndaj Lirisë. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Besnik Krasniqi që në minutën e katërt të përballjes. Në epërsi ka…

Sport

29/10/2023 13:49

Tri ndeshjet e fundit të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll janë duke u zhvilluar.

Kanë përfunduar pjesët e para të këtyre ndeshjeve, shkruan lajmi.net.

Drita ka arritur ta marr epërsinë ndaj Lirisë.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Besnik Krasniqi që në minutën e katërt të përballjes.

Në epërsi ka kaluar edhe kampioni i Kosovës, Ballkani përballë Feronikelin 74.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Almir Kryeziu në minutat e fundit të pjesës së parë

Në ndeshjen e fundit ku Dukagjini po përballet me Llapin, rezultati nuk është zhbllokuar ende. /Lajmi.net/