Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale kohore me diell. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. “Të…

Lajme

28/10/2023 08:28

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale kohore me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e para të ditës parashihet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve. Vranësira të pakta mund të ketë për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim. /lajmi.net/