Dikur përkrahës i flaktë i VV-së, tani i kënaqur me punën e Përparim Ramës e drejtorit Ilirik Musliu

Dikur përkrahës i flaktë i VV-së, tani i kënaqur me punën e Përparim Ramës e drejtorit Ilirik Musliu. Bëhet fjalët për Blend Zymin një nga përkrahësit e VV-së që tashmë po e përkrah punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. ‘’Lirimi i trotuareve ne lagjen dardania perkatesisht rr. Sadik Zeneli, rr. Dalmatet dhe…

Lajme

25/10/2023 09:11

Dikur përkrahës i flaktë i VV-së, tani i kënaqur me punën e Përparim Ramës e drejtorit Ilirik Musliu.

Bëhet fjalët për Blend Zymin një nga përkrahësit e VV-së që tashmë po e përkrah punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

‘’Lirimi i trotuareve ne lagjen dardania perkatesisht rr. Sadik Zeneli, rr. Dalmatet dhe rr. Leke Dukagjini, tash pos qe banoret e ksaj lagje dhe qytetaret tjer hecin lirshëm, qetësia ne lagje u rrit për 200% ( nuk kom me çka e mati veç me tahmin. ) nuk ka mo n’gjys nate me ti rreh dyert e opell kadetit rraba-baaaaam, nuk ka mo me ta dhez kerrin pa auspuh, as me ti ra cfirenes e muzikën n’kup t’qiellit nga njerëzit e pandërgjegjshmesh, me ti qu edhe t’smutit pi krevetit se për t’shnoshit se kem bo llaf kurr.. e 100 flliqni tjera qe e kan veshtersu jetesën ktu’’, ka thënë Zymi.

Më tutje Zymi ka pasur falënderime edhe për drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

‘’Pavarësisht kundërshtimit te disa banorve te caktum te cilet s’ja dojn te miren komunitetit ktu, Drejtoria e Sherbimeve Publike, Drejtori Ilirik Musliu me ekipen e tij, ka vazhdu punen sipas ligjit dhe sigurisht qe do ta kete perkrahjen prej banorve shumic, dhe keqbersit do te denoncohen kohe reale, ne inspektoriat te Komunës dhe ne Polici’’, ka thënë Zymi.

May be an image of road and street

Ai ka kërkuar edhe një takim me kryetarin e Komunës lidhur me disa çështje tjera.

‘’Shpresoj se shpejti ta realizoj nje takim me kryetarin  Rama  si banor i ksaj lagje dhe diskutojmë për një zgjidhje përfundimtare sa i përket parkingut ne lagjen Dardania, për rrugët e lartpërmendura dhe 3 rruge tjera ne ketë lagje’’, është shprehur Zymi./Lajmi.net/